Lajme

Xani: PDK dhe AAK do të duhej të ishin shembull i ndërprerjes së bojkotit!

11/21/2024 09:55
nga:Y I

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë bojkotuar seancën ku presidentja Osmani i adresohet Kuvendi.

Nga partitë opozitare, prezent në seancë është vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në lidhje me bojkotimin e seancës nga PDK dhe AAK ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike, Visar Xani.

Xani tha se dy partitë në fjalë do të duhej të demonstronin një nivel më të lartë përgjegjësie institucionale.

Ai tha se pavarësisht pakënaqësive të tyre, prania në seancë do të shërbente si një akt respekti për institucionin e Presidencës.

“Bojkoti i seancës nga PDK dhe AAK, ku Presidentja Osmani do të mbajë fjalimin e saj, është një vazhdimësi e një qasjeje që ka qenë e pranishme edhe më parë në politikën kosovare. Të dy partitë do të duhej të demonstronin një nivel më të lartë përgjegjësie institucionale.Pavarësisht pakënaqësive të tyre, prania në seancë do të shërbente si një akt respekti për institucionin e Presidencës dhe hierarkinë kushtetuese të vendit. Pakënaqësitë e tyre mund të jenë legjitime dhe normale në një demokraci funksionale, por respektimi kushtetues është po aq i rëndësishëm” tha Xani për “Gazeta Blic”.

Xani potencoi se çdo bojkot është i dëmshëm dhe kontribuon negativisht në dialogun demokratik.

Ai tha se këto dy parti do të duhej të ishin shembull i ndërprerjes së bojkotit.

“Çdo bojkot politik, për mendimin tim, është i dëmshëm dhe kontribuon negativisht në dialogun demokratik. Personalisht, nuk jam idhtar i bojkoteve, pasi ato dëmtojnë kulturën demokratike dhe procesin e debatit politik brenda institucioneve. Pakënaqësitë apo kritikat mund të shprehen në forma më konstruktive, pa u cenuar integriteti institucional dhe demokracia parlamentare.PDK dhe AAK do të duhej të ishin shembull i ndërprerjes së bojkotit në politikën kosovare” tha Xani në përgjigjen e tij dhënë për “Gaztea Blic”.

Visar Xani, Analist politik!

/Gazeta Blic/

 

As AAK-ja nuk merr pjesë në adresimin e presidentes Osmani

Grupi Parlamentar i PDK-së refuzon pjesëmarrjen në seancën e thirrur për adresimin e presidentes

PDK e AAK e bojktojnë fjalimin e presidentes Osmani, cili është vendimi i LDK-së?