Njhohësi i çështjeve politike, Visar Xani, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me sondazhin e fundit të publikuar ku LVV-ja del sërish në vendin e parë.
Xani tha se sondazhet janë të mira për të parë orientimim por jo për të përcaktuar se kush mund të jetë i pari.
Ai potencoi se në këto zgjedhje mund të kemi befasi.
“Sondazhet në vazhdimësi në Kosovë nuk është që kanë qenë ato sondazhet që mund t’i llogaritim të përpikta. Sondazhet janë të mira për të parë orientimim por jo për të përcaktuar se kush mund të jetë i pari ose për të përcaktuar përqindjen. Gjithsesi ende kemi kohë, pa marrë parasysh cila del e para ose e dyta, mund të varet shumë nga lëvizjet e fundit që bëjnë partitë politike, organizimin e tyre, dhe fushatën që mund të përdorin. Mund të themi se sondazhet mund të shërbejnë vetëm për një çështje ose aspekt të ngushtë për t’i kuptuar si orientim por në asnjë mënyrë për të përcaktuar, për shkak se në fund të fundit qytetarët… është ajo pjesa e papërcaktuar që mund të bëjë diferencën. Konsideroj se në këto zgjedhje mund të ketë befasi dhe mund të ketë lëvizje sepse po shohim jashtëzakonisht fushata interesante dhe lëvizje interesante tani së fundmi edhe të opozitës. Këta muajt e fundit po e shohim një opozitë tjetër dhe besoj që mund të ketë efekt por nga ana tjetër edhe partia që udhëheq me Qeverinë mund t’i aktivizojë mekanizmat e tyre” tha Xani në përgjigjen dhënë për “Gazeta Blic”.