Lajme

Xani: Koalicioni PDK-LVV, duket fakt i kryer, nëse i’u përshtaten edhe rezultatet e zgjedhjeve!

10/17/2024 17:33
nga:Y I

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur në lidhje me mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Çitaku ka thënë se ‘hendeku mes dy partive është shumë i thellë’ por pa mohuar mundësinë e një bashkëpunimi.

E njëjta ka potencuar se preferojnë koalicion me opozitën aktuale.

“Hendeku mes VV-së dhe PDK-së është shumë i thellë edhe unë s’kam nevojë me elaburu, ka një hendek të madhe mes VV-së dhe PDK-së. Që nga korriku i vitit të kaluar në mënyrë të vazhdueshme kemi kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Para se Krasniqi të takohej me Kurtin, ka pasur takime me Abdixhikun me Haradinajn, ku ne kemi kërkuar mbështetjen e tyre për këtë proces. Më pas ka ardhur takimi i Kurtit me Krasniqin”

“Nuk asnjë lloj konspiracioni, asnjë lloj marrëveshje të fshehtë, asnjë lloj dakordimi për asnjë gjë tjetër. Edhe në një end normal nuk duhet me u pa me aq shumë dyshimi takimi mes Kurtit dhe kryetarit Krasniqi…Ne do të preferonim një koalicion me opozitën aktuale. Dhe nuk e kemi pushtetin me çdo kusht”, ka deklaruar Çitaku raporton “Gazeta Blic”.

Në lidhje me deklaratën e Çitaku, ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike, Visar Xani.

Xani tha koalicioni ndërmjet këtyre dy partive duket fakt i kryer nëse i’u përshtaten edhe rezultatet e zgjedhjeve.

“Koalicioni ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje duket fakt i kryer nëse iu përshtaten edhe rezultatet e zgjedhjeve për shkak se ato akullnajat e mëdha mes tyre veçse janë të shkrira dhe me gjasë e kanë patur një test bashkëpunimi dhe ai test dhe disponimi është për të patur koalicion” tha Xani për “Gazeta Blic”.

Ai tutje shtoi se shumë figura të PDK-së tashmë janë në LVV dhe të njëjtit preferojnë një koalicion me këtë parti.

“Aq më shumë që shumë figura nga PDK-ja janë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe ata me gjasë ‘dashurinë e vjetër’ se kanë harruar dhe preferojnë një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Gjithsesi kjo është demokartike dhe konsideroj që mund të jetë e shëndetshme për demokracinë nëse do të ketë koalicion sepse qeverisja nga një parti, në Kosovë nuk funksionon, aq më shumë që ka shumë procese  të cilat janë të ndërlidhura si në aspektin e brendshëm ashtu edhe në aspektin e jashtëm” përfundoi Xani përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”

Visar Xani, Analist politik!

/Gazeta Blic/

Çitaku: Hendeku mes VV-së e PDK-së është i thellë, preferojmë koalicion me opozitën