Sporti

Xabi Alonso vendos një rekord të ri në Bundesligë

02/23/2025 14:46
nga:Lorik J

Nuk ka dyshim se Xabi Alonso është trajneri më i mirë i Bayer Leverkusen në histori. Dhe jo vetëm sepse spanjolli i solli klubit titullin e parë sezonin e kaluar, por edhe sepse vështirë se ka një ndeshje pa thyer një rekord të ri.

Kështu ditën e djeshme, pas ndeshjes si mysafir ndaj Holstein Kiel dhe fitores 2-0, Alonso u bë rekordmen në historinë e Bundesligës me 28 ndeshje radhazi pa humbje në ndeshjet si mysafir.

Askush në ligën më të lartë të Gjermanisë nuk e ka bërë këtë në historinë e saj.

/GazetaBlic Sport