Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, ka vendosur të largohet nga Leverkuseni.
Sipas Eurosport, Alonso ka marrë një vendim përfundimtar për aventurën e tij gjermane dhe ai është largimi nga klubi me të cilin fitoi Bundesligën sezonin e kaluar. Alonso solli titullin e parë në historinë e Bayer, dhe gjithashtu mori Kupën e Gjermanisë.
Mediumi gjerman thotë se destinacioni i radhës i Alonso mund të jetë Real Madrid.
Florentino Perez dëshiron fuqimisht që Alonso të jetë pasardhësi i Carlo Ancelottit dhe tashmë po punon shumë për këtë çështje.
/GazetaBlic Sport