Sporti

Xabi Alonso para ndeshjes me Interin: E dimë se përballemi me një nga skuadrat më të forta në Evropë

12/09/2024 16:59
nga:Lorik J

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, ka folur përpara ndeshjes me Interin në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

Ai pret një ndeshje të vështirë kundër një prej skuadrave më të forta në Evropë.

“Ne e dimë se përballemi me një nga skuadrat më të forta në Evropë, por jemi gati dhe jemi stërvitur mirë”, tha Alonso.

“Ka shumë pritshmëri për ne. Interi është jashtëzakonisht i qëndrueshëm, shumë solid dhe ka një ide të qartë se çfarë duan. Ata e dinë se ku ta çojnë lojën, janë shumë të pjekur dhe do të jetë fantastike të luash kundër tyre. Interi i kontrollon shumë mirë ndeshjet, ata kanë lojtarë të mrekullueshëm dhe një nga trajnerët më të mirë në botë, kështu që ne mezi presim t’i mirëpresim ata në stadiumin tonë.

“Unë i vlerësoj ata shumë; nuk është vetëm të kesh lojtarët më të mirë, por të luajmë kolektivisht. Ata dinë të bëjnë presion lart, mund të luajnë me pasime të shkurtra ose të gjata, ata dinë të punojnë në tranzicione dhe rrotullime, gjë që është tipike për futbollin italian do të jetë një sfidë e madhe për ne dhe ne mezi presim”, shtoi Alonso.

/GazetaBlic Sport