Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka zbuluar se ylli i ekipit, Kylian Mbappe, ka shtuar 4 kilogramë që nga Kupa e Botës për Klube.
“Mendoj se ishim shumë të mirë. Dominuam më shumë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë vuajtëm pak më shumë, por luajtëm mirë në mbrojtje. Po zhvillohemi dhe jam i lumtur”, komentoi Alonso pas fitores 3-0 ndaj Real Oviedos në xhiron e dytë të La Ligas.
Për Vinicius: “Do të përpiqem të hyj në çdo ndeshje me skuadrën më të mirë. Vinicius ishte i rëndësishëm, me golin dhe asistet e tij. Dhe kjo është ajo që dua. Çdo lojtar është i ndryshëm. Ne marrim vendime bazuar në nevojat e tyre për të mirën e ekipit.”
Për Mbappen: “Ai ka shtuar katër kilogramë që nga Kupa e Botës për Klube. Ai patjetër do të shënojë gola. Ne po zhvillohemi.”
Real Madrid ka dy fitore në dy ndeshjet e para të La Ligas, duke grumbulluar kështu pikët e plota.
/GazetaBlic Sport/


