Sporti

Xabi Alonso kujton lojën më të keqe në karrierë të tij: “Pas 20 minutave lojë doja të shkoja në shtëpi”

04/29/2021 16:33
nga:L J

Ish mesfushori spanjoll, Xabi Alonso ka luajtur në shumë skuadra të mëdha evropiane.

Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur për ekipe si: Liverpool, Real Madrid dhe Bayern Munich, shkruan GazetaBlic Sport.

Edhe pse ka arritur të fitoi pothuajse gjithçka gjatë karrierës së tij, megjithatë ai ka pasur edhe lojë ku do dëshironte të kishin përfunduar sa më shpejtë.

Ai e kujton ndeshjen me Barcelonën si njërën nga ndeshjet më të këqija në karrierën e tij.

Gjatë një bisede me ish bashkëlojtarin e tij te Liverpool, Jamie Carragher ai e ka treguar ndeshjen më të keqe në karrierën e tij si futbollist.

“Ndeshja në Camp Nou, kur ju humbni 0-5, ishte nata më e keqe që kalova në një fushë futbolli. Në 20 minuta doja të dilja, të shkoja në shtëpi dhe të bëja një dush. Ishte aq e dhimbshme sa na dha vendosmëri të madhe. Na dha leksion për sezonin tjetër, kur edhe e fituam titullin”, tha Alonso.

/GazetaBlic Sport/