Konferenca për shtyp e Xabi Alonso-s përpara ndeshjes në shtëpi të Bayer Leverkusen kundër Bochum-it , e planifikuar për të enjten në orën 14:30, mund të shënohet nga një temë që nuk lidhet me ndeshjen e 27-të të Bundesligës.
Sipas shtypit spanjoll, trajneri 43-vjeçar mund të largojë çdo dyshim të mbetur për të ardhmen, transmeton GazetaBlic Sport.
Një burim i afërt me Xabi Alonso thotë se trajneri spanjoll mund të njoftojë qëndrimin e tij në klub, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026. Madje, bordi i Bayer po punon për mundësinë që në verë t’i ofrojë ish- mesfushorit të Real Madrid , Bayern Munich dhe Liverpool një vazhdim të kontratës .
Një njoftim i mundshëm i një qëndrimi në Leverkusen para përfundimit të sezonit mund të shërbejë si motivim shtesë për djemtë e Alonso -s , të cilët aktualisht zënë vendin e dytë në Bundesligë, gjashtë pikë prapa liderit Bayern. Trajneri spanjoll ka qenë në krye të farmacistëve që nga fillimi i tetorit 2022.
/GazetaBlic Sport/