Sporti

Xabi Alonso flet për të ardhmen e tij si trajner

09/30/2023 13:29
nga:E K

Xabi Alonso është kandidati kryesor për të zëvendësuar Carlo Ancelottin në stolin e Real Madrid në fundin e sezonit.

Italiani do të marrë verën e ardhshme drejtimin e kombëtares braziliane. Me objektivin për të fituar Kupën e Botës 2026 me Seleçaon.

Ndërkohë, ish-mesfushori i Realit është në “pole” për t’i zënë vendin në pankinën e “Los Blancos”. Post ku përflitet edhe Roberto De Zerbi (Brighton).

Xabi Alonso, i cili rinovoi me Bayer Leverkusen deri në 2026 gjatë muajit gusht, por bën shumë mirë në Bundesliga me “Aspirinat”.

“Është ende herët për të folur rreth mundësisë së uljes në pankinën e Realit. Jemi në shtator, kjo nuk është një temë për t’u diskutuar në këto momente.

A kam biseduar me futbollistët? Jo, nuk e kam bërë. Ata e dinë si funksionin futbolli, kështu që zërat që më lidhin me Realin nuk janë një shqetësim për ne”, deklaroi trajneri spanjoll i Bayer Leverkusen.

Emri i 41-vjeçarit është lidhur edhe me Liverpoolin, një tjetër skuadër ku ka luajtur si futbollist. Gjithmonë nëse Jurgen Klopp zgjedh ta mbyllë me The Reds në fundin e sezonit.