Sporti

Xabi Alonso flet para ndeshjes kthyese ndaj Romës: Duam të luftojmë për të shijuar një finale

05/17/2023 14:51
nga:Mergim Rreci

Bayer Leverkusen dhe Roma do të takohen nesër në ndeshjen kthyese në Europa League.

Skuadra italiane triumfoi në ndeshjen e parë me rezultat 1 me 0, rezultat ky që nuk jep shumë siguri për kalimin në finalen e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.

Përsa i përket sfidës së dytë, tekniku i “aspirinave” të Leverkusen, Xabi Alonso ishte i pranishëm ditën e sotme në një konferencë për shtyp, ku tregoi se çfarë duhet të ndryshojnë për ndeshjen kthyese.

“Ne duhet të shënojmë, ky është ndryshimi! Ata kanë një avantazh të vogël falë ndeshjes së parë, pas një ndeshjeje intensive, por ne duam të luftojmë për të shijuar një finale.

Patjetër që është një kthesë e fatit. Unë e dua Mourinhon dhe kam mësuar shumë prej tij, duke e parë do të jetë e veçantë, por kur të fillojë gara nuk ka miq”, tha tekniku spanjoll.

/GazetaBlic Sport/