Një nga organizatat më të mëdha të ruajtjes së natyrës në botë, WWF ka përgatitur një spot fenomenal për nder 5 Qershorit, Ditës Botërore të Mjedisit.
Kjo organizatë, përmes rrjeteve sociale publikoi këtë spot, që u mirëpritë nga shumë pasionantë të kësaj lëmie, pra kujdesit ndaj mjedisit, respektivisht natyrës, përcjell GazetaBlic.
WWF gjithashtu dha detaje shtesë lidhur me aktivitetin e tyre në përgjithësi dhe restaurimin e ekosistemit në veçanti, që në fakt është edhe tema e këtij viti.
Më poshtë edhe publikimmi i plotë dhe videoja që dëshmon në mënyrën më të mirë të mundshme, bukuritë e “Ujëvarave të Mirushës”, njërës prej pasurive të shumta natyrore që i gëzon shteti ynë.
WWF është një nga organizatat më të mëdha dhe më me reputacion të pavarur të ruajtjes së natyrës në botë.
Misioni i WWF është të ndalojë shkatërrimin e mjedisit dhe të krijojë një të ardhme në të cilën njerëzit të jetojnë në harmoni me natyrën, duke ruajtur biodiversitetin në botë, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe uljen e ndotjes dhe konsumit të tepërt.
WWF Adria, si pjesë e rrjetit global WWF, e cila u krijua zyrtarisht në 2015 për të punuar në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore, pyjeve dhe zonave të mbrojtura dhe ruajtjen e detit, lumenjve dhe botës së egër. Megjithatë, përmes organizatave tona partnere, ne kemi qenë të pranishëm për ruajtjen në rajon që nga fillimi i këtij shekulli.
Tema e këtij viti për Ditën Botërore të Mjedisit është Restaurimi i Ekosistemit.
Të gjitha llojet e ekosistemeve mund të restaurohen, duke përfshirë pyjet, tokat bujqësore, qytetet,
ligatinat dhe oqeanet.
Në këtë datë, WWF Adria thekson se restaurimi i ekosistemit duhet të jetë prioritet për të gjithë, nga qeveritë dhe agjencitë e zhvillimit te bizneset, komunitetet dhe individët, por që shpesh është lënë pas dore, duke u përqëndruar në përdorimin e paqëndrueshëm të pyjeve, ndërtimet dhe turizmin masiv, si dhe aktivitete të tjera të paqëndrueshme.
Në të gjithë botën, ne vazhdojmë të humbasim 10 milion hektarë pyje çdo vit. Natyra ka qenë gjithmonë në gjendje të bëjë pa ne, por ne njerëzit nuk mund të bëjmë pa natyrën.
SË BASHKU NE MUND TË NDRYSHOJMË KËTË.
LE TË MBROJMË NATYRËN TONË, PLANETIN TONË! #GenerationRestoration this World Environment Day #WWFAdria


