Sporti

“Wow” – Micah Richards e lavdëron Granit Xhakën: Ai është fantastik

12/15/2025 10:04
nga:Lorik J

Micah Richards mbeti i mahnitur nga performanca e Granit Xhakës në fitoren në derbin kundër Newcastle United.

“Macet e Zeza” arritën të mposhtnin rivalët e tyre më të mëdhenj në takimin e parë në Premier League me Newcastle që nga viti 2016, falë një autogoli të çuditshëm nga Nick Woltemade në pjesën e dytë.

“Ky njeri (Granit Xhaka), për të cilin folëm para ndeshjes, ishte përsëri brilant, luftëtar absolut në mesfushë. Çfarë lojtari, çfarë transferimi. Do të them se ka qenë transferimi i sezonit deri më tani”, tha Richards.

“Ai ka qenë absolutisht i përsosur në gjithçka që bën. Uau”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport