Sporti

Wolves e do yllin e Juventusit, problemi i vetëm është ta bindin lojtarin

08/01/2021 18:44
nga:E K

Sipas mediave në Itali, skuadra e Wolverhampton Wanderers dëshiron transferimin e mesfushorit të Juventusit, Aaron Ramsey.

Sipas Calciomercato, klubi anglez e do uellsianin, shkaku i formës së më hershme te Arsenal dhe eksperiencës së lartë.

Ramsey kaloi 11 vite te Arsenal para se t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër” si agjent i lirë gjatë verës së vitit 2019.

Që nga arritja në Torino, mesfushori ka zhvilluar 65 paraqitje duke kontribuar me 12 gola.

Sidoqoftë, shkaku i lëndimeve të shpeshta, kontrata e të cilit skadon në vitin 2023 duket se do përfundojë para kohe.

Juventus e ka bërë prioritet blerjen e Manuel Locatelli, andaj Ramsey është i lirë të rikthehet ne Angli.

Mediumi italian pretendon se Wolves është skuadra e vetme e interesuar për mesfushorin.