Sporti

Woltemade futet në historinë e Newcastle

10/02/2025 15:13
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i ri i Newcastle, gjermani Nick Woltemade, u bë lojtari i parë në historinë e klubit që shënoi në debutimin e tij për ekipin anglez në Premier League dhe Ligën e Kampionëve.

Voltemade shënoi golin e tij të dytë radhazi në fitoren 4-0 të Newcastle jashtë fushe kundër skuadrës belge Royal Union Saint-Gilloise.

Në total, gjermani aktualisht ka tre gola në gjashtë ndeshje në të gjitha garat.

/GazetaBlic Sport/