Sporti

Witsel: “Signal Iduna Park” është i ngjashëm me stadiumin tonë, 15 minutat e para janë të rëndësishme!

04/16/2024 12:46
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi i Atletico Madrid, Alex Witsel foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së dytë të çerekfinaleve të Champions League kundër Borussia Dortmund, se në këtë takim nuk do ta kenë të lehtë.

“Signal Iduna Park është i ngjashëm me stadiumin tonë. Atmosfera është shumë e ngrohtë, si në shtëpi, por ne e dimë se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë”-tha fillimisht ai.

Më tej, Witsel u shpreh se në këtë përballje diferencën do e tregojnë 15 minutat e para të saj.

“Ne duhet të luajmë me të njëjtën intensitet siç luajmë në shtëpi, gjithçka vendoset nesër. Në këtë fazë nuk është e lehtë, duhet ta fillojmë ndeshjen fuqishëm. 15 minutat e para do të jenë shumë të rëndësishme”-u shpreh mbrojtësi i Atletico-s.