Ylli i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, ka nxitur spekulimet për një transferim te Bayern Munich gjatë verës.
“Më tërheq padyshim ideja për të dalë nga zona ime e rehatisë në një moment dhe për të provuar diçka të re”, tha 22-vjeçarja për Sports Illustrated.
“I njoh mjaftueshëm mirë dhomat e zhveshjes së futbollit dhe jam i bindur se do të përshtatem shpejt kudo”, shtoi ai.
Mesfushori sulmues është lidhur me një transferim te Bayern Munich, me mediat që sugjerojnë se ai ka refuzuar Real Madridin dhe Manchester Cityn.
/GazetaBlic Sport


