Një nga yjet e Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz, do të jetë gati për finalet e Europa League dhe Kupës së Gjermanisë. Kështu ka deklaruar kategorikisht kryetrajneri i “aspirinëve”, Xabi Alonso.
Sulmuesi 21-vjeçar ka dhimbje në kofshë dhe nuk ishte në skuadër për takimin me Bochum-in, që shënoi ndeshjen e 50-të të sezonit pa humbje.
“Nuk ka absolutisht asnjë arsye për të qenë pesimist. Ne kemi një plan për Wirtz. Nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë mirë, ai do të rifillojë stërvitjet të mërkurën ose të enjten,” tha Alonso.
Trajneri i Leverkusenit shpreson se Wirz mund të marrë disa minuta në ndeshjen e fundit të Bundesligës kundër Augsburgut për ta ndihmuar atë të rifitojë formën e tij për dy finalet.
Bayer luan me Atalantën në Europa League më 22 maj dhe Kaiserslautern në DFB-Pokal tre ditë më vonë.
/GazetaBlic Sport/