Sporti

Wimbledon/ Tan fiton setin e parë ndaj Serena Williams

06/28/2022 21:29
nga:L J

Serena Williams është kthyer pas një viti në një duel të Grand Slamit.

Ajo aktualisht po përballet me Harmony Tan, ku e humbi setin e parë në ndeshjen e raundit të parë të Wimbledonit, përcjell GazetaBlic Sport.

Tan fitoi setin e parë ndaj Williams me rezultatin 5-7.

Williams ishte në avantazh me rezultatin 5-4, megjithatë një rikthim fantastik i Tan ia mundësoi asaj një fitore të setit të parë.

Tani do të ketë 10 minuta pauzë pasi po mbyllet çatia e stadiumit ku po zhvillohet ndeshja.

/GazetaBlic Sport