Sporti

Wimbledon| Sot na pret super dueli Jannik Sinner – Carlos Alcaraz

07/03/2022 09:00
nga:L J

Dueli i parë i Jannik Sinner kundër Carlos Alcaraz në nivel Grand Slam mund të jetë një lojë për t’u mbajtur mend për një kohë të gjatë.

Organizatorët e Kampionatit e dinë këtë dhe kanë vendosur që kjo sfidë meriton vëmendjen e madhe. Dyshja do të përballen në fushën qendrore, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja mes Sinner dhe Alcaraz do të jetë e dyta e planifikuar në fushën qendrore pas ndeshjes ndërmjet Heather Watson dhe Jule Niemeier, e cila do të fillojë në orën 14:30.

Prandaj, Jannik dhe Carlos do të përballen, përpara se dita në fushën qendrore të mbyllet nga Novak Djokovic, i cili përballet me surprizën, Tim van Rijthoven.

Fituesi i ndeshjes midis Sinner dhe Alcaraz do të gjejë më pas Djokovic ose Rithjoven në çerekfinalen e Wimbledon.

/GazetaBlic Sport