Tenisti Novak Djokovic ka arritur fitoren e dytë në Wimbledon.
Djokovic ka fituar ndaj tenistit australian Thanasi Kokkinakis bindshëm – duke avancuar tutje, përcjell GazetaBlic Sport
Tenisti serb, Djokovic e arriti fitoren 3:0 në sete me rezultat bindës 6-1, 6-4, 6-2.
Djokovic do të luajë ose me Alejandro Tabilo të Kilit ose me Miomir Kecmanoviç të Serbisë në raundin tjetër.
/GazetaBlic Sport


