Tenisti spanjoll, Rafael Nadal ka fituar ndaj Francisco Cerundolos.
Nadal e mposhti Cerundolon në raundin e parë të Wimbledonit, në një ndeshje që zgjati rreth 4 orë dhe prodhoi spektakël, shkruan GazetaBlic Sport.
Spanjolli fitoi 3:1 në sete për të avancuar tutje dhe për të mos lënë vend ndonjë befasie qysh në fillim.
Nadal fitoi me rezultatin e përgjithshëm 4-6, 3-6, 6-3, 4-6 ndaj Cerundolos.
Vlen të potencohet se edhe argjentinasi Cerundolo zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, por nuk ishte e mjaftueshme ndaj “mbretit” Nadal.
/GazetaBlic Sport


