Sporti

Wimbledon: Grigor Dimitrov po e deklasonte numrin 1 në botë, më pas u lëndua dhe u tërhiq nga ndeshja!

07/07/2025 22:50
nga:Lorik J

Lëndimi e ndal Grigor Dimitrov në Wimbledon! Tenisti nga Bullgaria po udhëhiqte 2-0 në sete kundër numrit 1 në botë, Jannik Sinner, por një lëndim në setin e tretë e ktheu ndeshjen e shkëlqyer në 1/8 e finales së turneut Grand Slam në një makth për Grigor dhe ai tani është jashtë turneut.

Në raundin tjetër të turneut, Jannik Sinner do të luajë kundër Ben Shelton, i cili mundi Lorenzo Sonegon 3:1 në sete.

“Nuk e marr fare këtë si fitore”, tha Sinner pas ndeshjes, pasi kundërshtari i tij i cili po fitonte u tërhiq nga loja.

/GazetaBlic Sport