Ambasadori dhe miku i njohur i Kosovës, William Walker, i ftuar sonte si musafir special në emisionin Politiko, ka folur me fjalë të larta për Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke shprehur respekt dhe vlerësim të veçantë për punën dhe vizionin e saj, shkruan Gazeta 10.
Walker tha se është gjithnjë e më shumë i impresionuar me inteligjencën e Presidentes Osmani dhe me përpjekjet që ajo po bën për ta udhëhequr vendin në një situatë shumë të vështirë politike dhe ndërkombëtare.
“Jam gjithmonë e më shumë i impresionuar me inteligjencën e saj dhe me atë që po përpiqet të bëjë si presidente në një situatë shumë të vështirë. Nuk e di a e kam thënë këtë dje apo herën e kaluar kur kam qenë këtu, por ajo është një person që e respektoj jo vetëm si presidente të Kosovës, por edhe si njeri,” u shpreh Walker.
Ai theksoi se Presidentja Osmani ka ide shumë të qarta dhe të formuara mirë për mënyrën se si, në rolin e saj si presidente, mund ta ndihmojë Kosovën të ecë përpara.
“Unë mendoj se ajo ka ide shumë të mira se si, si presidente, mund ta bëjë Kosovën të përparojë. Për të kam respekt të madh dhe gjithmonë jam i gatshëm të flas me të,” deklaroi Walker.


