Qendërmbrojtësi i Arsenalit dhe i kombëtares franceze, William Saliba ka folur për rrugëtimin drejtë Kupës së botës dhe favoritëve për botëror.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Azerbajxhanit, Saliba tha se pavarësisht që Kupa e Botës në vitin 2022 dhe Evropiani në vitin 2024 janë fituar nga Argjentina dhe Spanja, Franca s’ka frikë nga to.
“Ka Kombëtare tjera shumë të forta dhe ne jemi në mesin e tyre. Botërori është larg 8 muaj, andaj fillimisht të sigurojmë kualifikimin e pastaj të mendojmë për turneun”, tha ai.
Franca do të luaj ndaj Azerbajxhanit dhe Islandës në ndeshjet e tetorit, nga ku mund të siguroj biletën për botëror në rast të fitoreve.


