William Saliba dhe Gabriel Magalhaes kanë dërguar një mesazh të fortë përpara finales së Ligës së Kampionëve kundër Ousmane Dembele dhe sulmit të Paris Saint-Germain.
Duke folur për Canal+, Saliba theksoi rëndësinë e mbrojtjes kolektive kur përballen me sulmues të tillë , duke theksuar sfidën e ndalimit të tyre.
“Një nga ne të dy (Gabriel ose unë) do të duhet ta marrë atë. Ndonjëherë do të jem unë, ndonjëherë ai. E dimë se është gjithmonë e vështirë të luash kundër Ousmane, ai është fitues i Topit të Artë”, tha Saliba.
“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Do të jetë e vështirë të luash kundër tij, por do të jetë gjithashtu e vështirë të luash kundër nesh”, shtoi ai.
“Do të duhet të qëndrojmë shumë të përqendruar dhe të përpiqemi t’i bllokojmë të gjithë.”
“Duhet të komunikojmë shumë në fushë. E dimë si luan ai, është një lojtar i shkëlqyer. Mendoj se as ai nuk është i lumtur të përballet me ne”, tha Gabriel me një buzëqeshje.
/GazetaBlic Sport


