Showtime

Will Smith në gjendje jo të mirë, shtrohet në klinikë rehabilitimi

04/08/2022 12:41
nga:G C

Incidenti  që ndodhi në Oscars bëri bujë të madhe e po komentohet ende.

Edhe pse ngjarja u komentua shumë, nga familja e ngushtë e Will Smith ende nuk ka dalë asnjë reagim për incidentin që ndodhi, shkruan GazetaBlic.

Smith ka kërkuar falje dhe ka dhënë dorëheqje nga akademia por, ende po pritet vendim se a do t’i hiqet çmimi Osacar apo jo, çmim që e kategorizoi si aktorin më të mirë.

Gazeta britanike ‘The Sun’, ka bërë të ditur se  artisti do të kalojë pak kohë në një klinikë rehabilitimi.

“Ndikimi i reagimit e ka goditur fort Will-in, kështu që ai do të marrë ndihmë për të përballuar stresin”, transmeton GazetaBlic.

Ndërkohë Will Smith, sipas burimit të gazetës shpreson të kthehet sa më shpejtë të shpëtojë reputacionin e tij./GazetaBlic/