Tyson Fury ishte i sigurt për fitore pavarësisht se u rrëzua dy herë nga Deontay Wilder në Las Vegas.
“King Gypsy” mbeti kampion, pasi ai siguroi fitoren kundër kundërshtarit të tij, Wilder raundin e njëmbëdhjetë, përcjell GazetaBlic Sport.
33-vjeçari, Tyson Fury pranon se ai ishte pozitiv dhe nuk mendonte humbjen, pavarësisht që u rrëzua dy herë nga Wilderi në raundin e katërt.
“Ai më rrëzoi dy herë në raundin e katërt. Unë kurrë nuk mendova se humba”, tha Fury pas fitores.
“Po mendoja ‘mirë, goditje e mirë, por do t’ia kthej në një minutë dhe e bëra. Isha shumë i vetëdijshëm, pashë gjyqtarin që numëronte 3, 4. Isha gjithmonë atje. Ai më tronditi, më hodhi poshtë. Ky është boksi dhe është gjithashtu jeta. Nuk ka të bëjë me sa herë bie poshtë, duhet të vazhdosh të luftosh. Jo vetëm në një luftë boksi, por në jetë në përgjithësi”, përfundoi Fury.
/GazetaBlic Sport


