Sporti

Wijnaldum “tradhton” Barcelonën, pranë marrëveshjes me një skuadër tjetër

06/04/2021 23:32
nga:E K

Edhe pse dukej gjithçka e kryer, Gini Wijnaldum mund të mos kalojë te Barcelona.

Mesfushori holandez kishte arritur marrëveshje verbale me drejtuesit e katalonasve, por kjo mund të prishet.

Sipas “ESPN”, PSG është duke tentuar që të “vjedhë” nga duart e katalunasve Georginio Wijnaldumin.

Klubi nga “Parc des Princes” raportohet se i ka ofruar kontratë më të majme, e cila ka turbulluar mendjen e holandezit.

Vendimi i tij final do të vijë brenda 48 orëve të fundit