Sporti

Wijnaldum te Tottenham, Ndombele te PSG – pritet shkëmbimi

01/24/2022 13:57
nga:E K

PSG dhe Tottenham janë gati të përfshihen në një marrëveshje shkëmbimi në merkaton e janarit.

Sipas ‘Dailymail’, Gini Wijnaldum pritet t’i bashkohet skuadrës së Tottenham, kurse Tanguy Ndombele në anën tjetër pritet të kalojë te PSG.

Të dyja skuadrat janë të pakënaqura me produktivitetin e lojtarëve në fjalë dhe besojnë se mund të përfitojnë nga kjo lëvizje.

Ish lojtari i Liverpool është gati të kthehet në Premier League, derisa Ndombele është i hapur për aventurë të re.

Marrëveshja pritet të finalizohet para fundit të merkatos së janarit.