Wijnaldum u transferua këtë verë te PSG.
Holandezi nënshkroi me klubin parisien pasi kontrata e tij me Liverpoolin skadoi në fund të këtij sezoni dhe u largua nga Anfield me parametra zero, shkruan GazetaBlic Sport.
Ish mesfushori i Liverpoolit ka lavdëruar rivalin e tij nga Premierliga te Manchester United, Paul Pogba.
Ai madje u shpreh se ai është një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe do t’a mirëpriste atë me kënaqësi.
“Cilindo lojtar që mund t’a pyesni do të përgjigjej njësoj, çdo ekip do donte t’a kishte atë në skuadër, është një lojtar i jashtëzakonshëm, me plotë kualitet“, tha holandezi.
/GazetaBlic Sport/


