Sporti

Wijnaldum nuk është në planet e PSG, holandezi pritet të rikthehet në Premierligë

12/27/2021 12:56
nga:E K

Aventura e Gini Wijnaldum te PSG duket se po përfundon shpejtë.

Holandezi që kaloi si transfer i lirë nga Liverpooli në klubin francez këtë verë, por nuk ka arritur të gjejë vend në formacionin bazë të skuadrës së Pochettinos, shkruan GazetaBlic Sport.

L’ Equipe‘ raporton se PSG ka njoftuar lojtarin se ai nuk i përshtatet planeve të klubit, dhe po kërkojnë që t’a huazojnë atë.

Newcastle United mund të jetë skuadra e re e holandezit, pasi ekipi nga Premierliga ka shfaqur interesim për huazimin e tij.

/GazetaBlic Sport/