Sporti

Wijnaldum befason: Nuk jam i lumtur te PSG

10/11/2021 16:10
nga:E K

Wijnaldum ka befasuar me deklaratën e fundit ku tha se nuk është tërësisht i lumtur te PSG.

Mesfushori holandez iu bashkua Paris Saint Germainit nga Liverpooli këtë verë si transfer i lirë, shkruan GazetaBlic Sport.

Wijnaldum nuk po luan rregullisht në formacionin bazë të skuadrës nga Parisi dhe kjo po e dëshpëron atë.

“Nuk mund të them se jam plotësisht i lumtur sepse kjo nuk është situata që doja”, tha mesfushori i PSG.

“Por, ky është futbolli dhe duhet të mësohem. Jam luftues. Duhet të qëndrojë pozitiv dhe të punojë që ta ndryshojë”, përfundoi holandezi.