Lajme

Wiegemark: Familjet e të zhdukurve e meritojnë të dinë fatin e më të dashurve të tyre

04/22/2022 12:34
nga:Astrit Gashi

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars Gunnar Wiegmark, ka takuar sot Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur në Kosovë dhe ka theksuar se familjet e të pagjeturve kanë të drejtë të dinë për fatin e më të dashurve të tyre.

Ai ka shkruar në Twitter se EULEX-i ofron mbështetje për të gjitha institucionet që merren me këtë çështje të rëndësishme.

“EULEX-i është i përkushtuar të mbështesë institucionet e Kosovës që përmbushin të drejtat e të gjitha familjeve të personave të zhdukur për të ditur fatin e të dashurve të tyre. Lajm i mirë: Aktivitetet e kërkimit në terren vazhduan dje në Kosovë,” ka shkruar Wiegemark.