Vedat Muriqi është përzgjedhur në formacionin më të mirë të muajit.
Kosovari është përzgjedhur në formacionin më të mirë të muajit janar në elitën e futbollit spanjoll, përcjell GazetaBlic Sport.
Sulmuesi i ri i Mallorcas ka luajtur 4 ndeshje deri tani me skuadrën e re, ku ka realizuar 2 gola dhe një asist.
Faqja e specializuar e statistikave, “Whoscored” e ka vlerësuar me notën 7.54 atë, duke e përzgjedhur në formacionin më të mirë në krah të 4 lojtarë të Real Madrid: Carvajal, Militao, Asensio dhe Vinicius.
?? La Liga February Team of the Month pic.twitter.com/xTrgW4Hqe1
— WhoScored.com (@WhoScored) March 1, 2022


