Ben White ka pësuar një lëndim në gju dhe do të jetë në dyshim për ndeshjet e kombëtares së Anglisë.
Të paktën kështu raporton gazetari i The Sun, Charlie Wyett, i cili thotë se lëndimi nuk duket as serioz në ekzaminimet e para.
Mbrojtësi pati një fillimsezon shumë të ngarkuar me Arsenalin, duke qenë titullar i padiskutueshëm në krah të djathtë të mbrojtjes.
Ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm kundër Brenfordit të dielën.


