Geek

WhatsApp lanson veçorinë e ndarjes së videove HD për përdoruesit e Android

08/27/2023 07:30
nga:G C

Deri më tani, WhatsApp ‘reduktonte’(madhësinë) e të gjitha videove të dërguara në platformë, gjë që rezultoi që marrësit t’i shihnin ato në rezolucion më të ulët.

Ndonëse kjo ofroi përfitime të dukshme për sa i përket transmetimit më të shpejtë të skedarëve, si dhe përdorimit më të ulët të të dhënave dhe ruajtjes, aplikacioni i mesazheve tani do t’i lejojë përdoruesit të zgjedhin të dërgojnë video specifike me rezolucion të lartë.

Me këtë përditësim për përdoruesit e Android, në aplikacion tani shfaqet një ikonë HD në krye të ekranit kur zgjedh një video për ta ndarë me të tjerët.