Një muaj pas njoftimit, WhatsApp tani ju lejoni të reagoni ndaj mesazheve në bisedat individuale dhe grupore me një emoji.
Lajmin për lansimin e këtij funksioni e bëri të ditur Mark Zuckerberg përmes një postimi në Facebook këtë javë.
Deri më tani duket se mund të reagoni duke përdorur gjashtë ‘emoji’ duke përfshirë zemrën, duart e palosura dhe emojin me fytyrë të befasuar.
Shefi i Meta-s, tha se emoji i duarve të palosura ishte përfshirë ‘për të ndihmuar në shpërndarjen e falënderimeve dhe vlerësimit’ dhe shtoi se më shumë shprehje do të vijnë së shpejti.
Reagimet emoji vijnë me kufizime. Për shembull, mund të shtoni vetëm një reagim për mesazh, i cili është mjaft standard në aplikacionet e zotëruara nga Meta si Facebook dhe Instagram.