Julen Lopetegui është zyrtarisht trajneri i ri i West Hamit.
Ish-trajneri i Spanjës, Porto, Real Madrid, Sevilla dhe Wolverhampton do të nisë punën te Hammers nga 1 korriku.
Lopetegui udhëhoqi Sevillan drejt triumfit në Europa League dhe në krye të ekipeve kombëtare të Spanjës U-19 dhe U-21 ai fitoi dy herë Kampionatin Evropian.
“Unë jam aty ku dua të jem. Unë jam këtu sepse dua të jem këtu dhe për ne ishte një ditë fantastike kur përfunduam marrëveshjen tonë sepse angazhimi ynë është 100 për qind për të qenë këtu. Ne kishim opsione të tjera, por unë jam shumë i lumtur që West Ham më zgjodhi mua, sepse edhe unë zgjodha West Ham, kështu që ne jemi vërtet të lumtur për këtë”, shtoi Lopetegui.
/GazetaBlic Sport