Sporti

West Ham kontakton me Allegrin, shihet si pasardhës i Lopeteguit

12/06/2024 12:01
nga:E K

West Ham ka zhvilluar bisedime me trajnerin italian, Massimiliano Allegri për të zëvendësuar Julen Lopetegui, shkruan gazetari Alex Crook.

Megjithatë, specialisti italian nuk është i emocionuar me idenë për të marrë frenat e ‘Hammers’ në mes të sezonit, shton në X gazetari i talkSPORT, transmeton GazetaBlic Sport.

Allegri ka një karrierë mbresëlënëse menaxheriale, duke fituar 15 trofe në total. Megjithatë, 57-vjeçari nuk duket si i përshtatshëm për skuadrën e Londrës Lindore.

Sipas të njëjtit burim, West Ham tani po shqyrton idenë e emërimit të ish-menaxherit të Brighton dhe Chelsea, Graham Potter. Është e mundur që Lopetegui të mbajë detyrën, por kjo do të kërkojë një fitore të detyrueshme ndaj Wolverhampton të hënën.

/GazetaBlic Sport.