Skuadra e West Ham United është mposhtur nga Brighton në shtëpi.
Brighton ka mposhtur West Ham United me rezultatin 0:2, shkruan GazetaBlic Sport.
Klubi i David Moyes, West Ham tani është në vendin e fundit në tabelë, pasi pas tri ndeshjeve nuk ka fituar asnjë pikë.
Para duelit të sotëm, Manchester United pozicionohej në vendin e fundit, por sonte West Ham ka kaluar në atë pozicion.
Në tri ndeshjet e para West Ham ka pranuar pesë gola dhe nuk ka shënuar asnjë.
/GazetaBlic Sport


