Mesfushori Jesse Lingard, i cili ka pasur pak mundësi me Ralf Rangnick në Manchester United, ka ngjallur interesin e West Ham, sipas TalkSport.
Kujtojmë se sezonin e kaluar reprezentuesi anglez luajti për West Ham në pjesën e dytë të kampionatit, si i huazuar nga Djajtë e Kuq, përcjell GazetaBlic Sport.
Me një vit e gjysmë në kontratë, Manchester United kërkon 40 milionë euro për shitjen e Lingard, një shumë që West Ham e konsideron të tepruar, e cila mund të pengojë negociatat.
/GazetaBlic Sport./


