Sporti

West Ham bën një gjest të mirë, pritet të vazhdojë kontratën e Antonios

12/12/2024 16:05
nga:Lorik J

Mediumi anglez The Times raporton se West Ham po mendon të zgjasë kontratën e Michail Antonio pas aksidentit të tij të rëndë me makinë gjatë fundjavës.

Të shtunën, Hammers konfirmoi në një deklaratë se 34-vjeçari kishte pësuar një thyerje të këmbës.

Pas incidentit, u zbulua se Antonio mbeti i bllokuar për më shumë se 45 minuta ndërsa zjarrfikësit u përpoqën ta çlironin nga makina e tij.

Antonio thuhet se fiton më shumë se 90,000 funte në javë. Sulmuesi, i cili mbush 35 vjeç në mars, ka shënuar 83 gola për klubin që kur u bashkua nga Nottingham Forest në vitin 2015, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të West Ham në Premier League.

Hammers bënë një gjest të ngjashëm me mbrojtësin Angelo Ogbonna, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në gju në nëntor 2021.

/GazetaBlic Sport