Sporti

Werner pranë rikthimit në Premier League, Aston Villa nis kontaktet

12/24/2023 15:32
nga:E K

Aston Villa është surpriza më e bukur në Premier League, teksa pas 18’të javës qëndron në vendin e tretë me 39 pikë, një më pak se kryesuesit e Arsenal.

Drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për merkaton e janarit, ndërsa trajneri Emery kërkon të përforcojë sulmin.

Objektivi kryesor është Timo Werner, sulmuesi i Leipzig që më parë ka luajtur në “ishull” me Chelsea-n, ndërsa 27-vjeçari ka kontratë deri në verën e vitit 2026 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 18 milionë euro.

Sezoni aktual ka qenë i vështirë për Werner, pasi ka luajtur vetëm 8 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola, ndërsa është kthyer pas një dëmtimi, por burime pranë lojtarit kanë konfirmuar se ai dëshiron të largohet nga Bundesliga dhe të rikthehet në Angli, kjo pasi beson se atje mund të gjej versionin e tij më të mirë.

Palët kanë nisur kontaktet, teksa drejtuesit e Aston Villa-s kërkojnë fillimisht një transferim në formë huazimi me të drejtë blerjeje, por tani mbetet vetëm përgjigjia e drejtuesve të Leipzig.