Sporti

Werner nuk ndihet komod te Chelsea, kërkon rikthimin në Gjermani!

07/22/2021 17:19
nga:Mergim Rreci

Timo Werner mund të braktisë Chelsea-n pas vetëm një sezoni.

Edhe pse fitoi Champions Leaguen me blutë në sezonin e tij parë në Angli, sulmuesi i kombëtares gjermane dëshiron të rikthehet në vendlindje.

Në mediat angleze dhe ato gjermane po flitet gjithnjë e më shumë për largimin e Werner edhe pse sulmuesi autor i 12 golave në sezonin e kaluar ka përkrahjen e trajnerit Thomas Tuchel i cili e konsideron titullar.

Në Gjermani ish-lojtari i Leipzig pëlqehet nga Borussia e Dortmundit që po mendon seriozisht ta bëjë një tentativë për bomberin.