Sulmuesi i Chelsea Timo Werner foli për transferimin e Romelu Lukaku.
Në një intervistë për Sky Sports, Werner tha se Lukaku do t’i ndihmojë atij të rritet si sulmues në të ardhmen e afërt, përcjell GazetaBlic Sport.
“Tani për tani ai është ndoshta ndër tre sulmuesit më të mirë në botë dhe nuk mendoj se ka asgjë tjetër për të shtuar. Ai është një lojtar i klasit botëror që do të më ndihmojë të rritem”, tha Werner.
“Gjithmonë më ka ndihmuar që të kem një qendërsulmues të madh pranë meje. Mendoj se është mirë sepse nuk jam më i miri dhe kur luan vetëm në sulm ke vëmendjen e një ose dy mbrojtësve të mëdhenj”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


