Sporti

Wenger vlerëson punën e Liverpoolit në merkato: “Ata nuk gabojnë asnjëherë, kanë notën 10 nga unë”

04/21/2022 23:01
nga:L J

Liverpooli vitet e fundit ka arritur rezultate të shkëlqyera edhe falë punës së shkëlqyer të bërë në merkato.

Një nga arkitektët e sukseseve të skuadrës së Klopp-it është Michael Edwards, i cili u vlerësua edhe nga trajneri legjendar Arsene Wenger, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë do t’u jepja notën 10 personave që kryejnë merkaton e transferimeve. Asnjëherë nuk ka pasur probleme, nga Mohamed Salah dhe Sadio Mané te Virgil van Dijk. Tani ata kanë nënshkruar edhe Luis Díaz, i cili më duket një lojtar i veçantë. Ajo që ata bënë është e pabesueshme. I vetmi që nuk u përshtat aq mirë sa prisnim që në fillim ishte Thiago. Naby Keita gjithashtu u mundua pak.  Kanë potencial, por u desh kohë për t’u përshtatur me ritmin e Premier League. Liverpooli ka bërë një punë fantastike, ata kanë një ekip të mirë dhe kjo falë punës së bërë në prapaskenë”, tha Wenger.

/GazetaBlic Sport