Sporti

Wenger shpjegon projektin e tij për të organizuar Kupën e Botës çdo dy vjet

09/03/2021 15:12
nga:E K

Arsene Wenger është drejtori i FIFA-s për zhvillimin e futbollit dhe e ka marrë detyrën e tij shumë seriozisht.

Ish trajneri i Arsenal po zhvillon një projekt të rëndësishëm, ai synon të reformojë kalendarin ndërkombëtar për t’i ofruar publikut një Kupë Bote çdo dy vjet dhe gjithashtu një turne konfederal çdo dy vjet (Evropian, Copa America, Afrikë, etj), shkruan GazetaBlic Sport.

Ai e shpjegoi projektin e tij për L’Equipe.

“Mendojmë të kemi fillimisht dy kampanja kualifikuese, në tetor dhe mars”, tha Wenger.

“Ideja është që të zvogëlohet numri i ndeshjeve kualifikuese, t’i gruposh ato së bashku dhe, në fund të sezonit, të organizosh një Kampionat Botëror dhe një kampionat të Konfederatës çdo dy vjet”, përfundoi francezi.

/GazetaBlic Sport/