Sporti

Wenger: Jam penduar që nuk kam pranuar ofertat e Real Madridit dhe Manchester United

11/09/2021 08:42
nga:Lorik J

Sipas dokumentarit Arsene Wenger: Invincible, i cili do të publikohet të enjten më 11 nëntor, trajneri historik francez është penduar që ka refuzuar ofertat nga Real Madrid dhe Manchester United në favor të dashurisë së tij për Arsenalin, zbulon ESPN.

“Unë mund të kisha shkuar, në dy raste, te Real Madrid. Mund të kisha shkuar te Juventusi, Paris Saint-Germain, madje edhe te Manchester United. Gabimi im fatal ishte se më pëlqente shumë aty ku isha. Dhe më vjen keq. Duhet të kishte ndryshuar”, supozon trajneri 72-vjeçar.

Francezi pranon gjithashtu se ka vjellë disa herë pas humbjeve, pasi reagonte shumë keq…

“Kisha dashuri për Arsenalin. Dhe kur një histori dashurie përfundon, është e dhimbshme”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport