Franca do të jetë super favorit për të fituar Euro 2020 sipas Arsene Wenger, i cili gjithashtu ka shprehur besimin e tij se Anglia do të jetë ‘kërcënimi’ i tyre kryesor.
Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Wenger, thotë se Didier Deschamps ka më shumë se sa forca të mjaftueshme në dispozicion për të siguruar një tjetër trofe dhe ka paralajmëruar që skuadra e tij ende nuk ka arritur kulmin, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ata nuk janë favoritë, ata janë super favoritët”, tha Wenger, i cili aktualisht po shërben si shefi i zhvillimit të futbollit global të FIFA-s, për Sky Sports kur u pyet për të vlerësuar shanset e Francës për sukses në Kampionatin Evropian.
“Ekipi anglez është për mua ekipi që mund të kërcënojë më shumë Francën. Ata kanë super lojtarë. Ata mbase janë akoma pak të rinj, por këtë sezon me Mason Mount, Phil Foden, ata kanë Jack Grealish, Declan Rice dhe natyrisht Harry Kane përpara dhe disa lojtarë me përvojë si Jordan Henderson. Ata mund të konkurrojnë me Francën”, përfundoi Wenger.
/GazetaBlic Sport


